Ish-kongresmeni në Çadrën e PD
njeri në pension dhe pa peshë

Ish-kongresmeni në Çadrën e PD<br />njeri në pension dhe pa peshë
Lobistët e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë herë kanë vendosur të sjellin në "Çadrën e Lirisë" të opozitës në Bulevard, një ish-kongresmen.
 
Nuk dihet ende arsyeja e uljes së nivelit të mbështetjes nga radhët e republikanëve amerikanë.
 
Lulzim Basha pasi nuk mundi të marrë asnjë mbështetje nga SHBA-të ku qe në vizitën e tij më të dështuar të ndodhur ndonjëherë, duket se ka gjetur nga lobingjet dhe pagesat e majme të marrë një ish-kongresmen republikan në çadër, medemek për të treguar mbështetjen e SHBA për të.
 
Një tallje kjo me qytetarët. Basha me zor arriti të bindë me para një ish-kongresmen.
 
Por ç'e do që mbetet një ish dhe që nuk ka asnjë peshë sot më.
 
Bob Mcween ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të opozitës ku e ka vlerësuar si angazhim për ruajtjen e vlerave të demokracisë. Ai tha se Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe demokracia sipas tij duhet të bazohet te besimi i njerëzve dhe jo forca.
 
Fundja, kaq mund t’i thoshte për sa kohë nuk ka asnjë rol në ekzekutivin e SHBA-ve, por është një qytetar i thjeshtë./Tema

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot