Ish-kreu i CIA-s James Clapper, është shprehur se kontradiktat që rrethojnë Presidentin aktual amerikan,Donald Trump në lidhje me Rusinë janë më keq se skandali i përgjimeve “Watergate” i cili bëri të mundur rrëzimin nga pushteti të ish-Presidentit amerikan Richard Nixon.
“Watergate” ishte e përfshirë në një sërë aktivitetesh të fshehta dhe të paligjshme të ndërmarra nga anëtarët e administratës së atëherëshme të presidentit Nixon, duke çuar në dorëheqjen e tij në vitin 1974.
Clapper drejtori i CIA-s në administratën e ish-presidentit Obama gjatë një fjalimi në “National Press Club” në Kanberra, tha se Trump ka nisur një sulm kundër Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve që ata drejtojnë.
Ai e quajti shkarkimin e drejtorit të FBI-se James Comey, si të egër dhe të pafalshëm.Clapper tha se Trump i kërkoi Comey që të hidhte poshtë publikisht argumentat mbi lidhjen e tij të dyshuara me Rusinë.
Comey pritet të jap dëshminë e tij sot në një seancë përpara Senatit amerikan, si pjesë e një hetimi nëse në fushatën e Trump fshihen zyrtarë rusë, dhe nëse ka patur ndërhyrje ruse në zgjedhjet Presidenciale në SHBA.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com