Ish-drejtori i monumenteve të Kulturës Reshat Gega ka paditur në gjykatën e Tiranës Artan Lamen, kreun aktual të ALUIZNI-t.

Padia është depozituar në gjykatë në 30 qershor të këtij viti dhe se ka si objekt disa deklarata që Lame ka bërë ndaj Gegës, dhe që sipas këtij të fundit janë shpifje.

Në objektin e padisë civile kërkohet detyrimi i të paditurit Artan Lame t’i dëmshpërblejëpaditësit Reshat Gega dëmin jopasuror në shumën 5.000.000 (pesë milion) lekë.Detyrimin e të paditurit të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme të bëra në publik.