Ish kreu i OSHEE dhe ish drejtuesi politik i PS në qarkun e Durrësit Ardian Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë.

Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve.

Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më.