Ish kreu i PD Kamzë sulmon zgjedhjet e Berishës: Janë farse, votuan simpatizantë të LSI, jo demokratët, vendosi në krye një përfaqësues të Rakip Sulit

Ish kreu i PD Kamzë sulmon zgjedhjet e Berishës: Janë farse, votuan simpatizantë të LSI, jo demokratët, vendosi në krye një përfaqësues të Rakip Sulit

Zgjedhjet që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit për kreun e degëve të PD janë cilësuar si asnjanëse nga një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të PD, ku pavarësisht thirrjeve të tyre për të ndalur procesin, ka vijuar.

Kjo ka sjellë edhe akuza të krerëve të degëve që u zëvendësuan nga të zgjedhurit e ‘Foltores’ ku një prej tyre është edhe Bilbil Bajraktari, i cili mbante postin e kryetarit të degës së PD në Kamës.

Teksa e cilëson procesin e zgjedhjeve si farsë dhe përçarëse për PD, Bajraktari akuzon Berishën se në votime votuan simpatizantë të LSI dhe jo demokratët, ndërsa në krye të degë emëroi një person që përfaqëson administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli. Në zgjedhjet e zhvilluara në Kamzë fitoi Arjan Hoxha.    

“Në datën 17 prill në Degën e Partisë Demokratike Kamëz, me një proces krejtësisht të falsifikuar, Grupi i tellallit dhe mashtrimit të Rithemelimit ka zhvilluar një votim të tipit të Frontit Demokratik i cili emëroi në krye të tij një person që nuk ka asnjë lidhje me strukturat e PD dhe nuk përfaqëson demokratët e Kamzës, por administratën e Bashkisë së socialistit Rakip Suli. Pavarësisht investimit të gjithë ish-strukturës së Policisë së Shtetit, demokratët dhe anëtarët e PD, refuzuan këtë farsë dhe këtë proces. Me gjithë angazhimin e administratës së Bashkisë së PS dhe përfshirjen në listat e pseudo-referendumit të Foltores, të simpatizantëve të LSI së Kamzës, përsëri votimet e Shtëpisë së Lirisë morën vetëm 23 % të votuesve folklorist. Ky proces i manipuluar dhe fals nuk i shërben demokratëve, aq më pak bashkimit të tyre, por i shërben vetëm ndarjes dhe dëmtimit të PD. PD i takon demokratëve dhe asnjë grupi që synon uzurpimin, privatizimin e saj për interesa personale. Rroftë Partia Demokratike. Rrofshin demokratët kudo që ndodhen”, shkruan Bajraktari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?