Ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit mbetet në burg, e vendos GJKKO! Me administratorin e Iballës akuzohen se hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë!

Report TV ka siguruar nga dosja e SPAK, fotot e rrugës për të cilën u arrestua më 13 korrik ish-kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci me akuzën e shkaktimit të një dëmi prej 234 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Ajo çka shihet nga fotot e rrugës të realizuara nga hetuesit, është jo vetëm një aks i kalueshëm me vështirësi, por gërmime dhe punime që sipas prokurorisë, kanë shkatërruar gjelbërimin dhe zonën pyjore.

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e vendosur paraprakisht me burg pa afat për ish-kryebashkiakun Fran Tuci i akuzuar për shpërdorim detyre. Në fuqi u la arresti me burg edhe për ish-administratorin e njësisë Iballë në Pukë, Ndoc Marku, pasi ka lejuar ndërtimin e rrugës jashtë kritereve në territorin e administruar prej tij. Biznesmeni Durim Markgjekaj, u shpall në kërkim i akuzuar për shkatërrim prone pasi nuk u gjet për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ngjarja sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe ish Administratorit të Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
'Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje' zbardhet dëshmia e ish kryebashkiakut të Fushë Arrëzit në GJKKO

1689252749_frantuci.jpg

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballe që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

"Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje", deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butl sigurie.

Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhëri ende nuk është ekzekutuar.

Ora 10:01
FOTO/ Ja rruga e re që hapi ish-krebashkiaku i Fushë Arrëzit, shkatërroi pyllin, dëmi 234 mln lekë

1689321304_fushearrez.jpg

Report TV ka siguruar nga dosja e SPAK, fotot e rrugës për të cilën u arrestua më 13 korrik ish-kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci me akuzën e shkaktimit të një dëmi prej 234 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Ajo çka shihet nga fotot e rrugës të realizuara nga hetuesit, është jo vetëm një aks i kalueshëm me vështirësi, por gërmime dhe punime që sipas prokurorisë, kanë shkatërruar gjelbërimin dhe zonën pyjore.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2023 02:04

    Cfare lloj rruge qenka kjo?! Per dhite e ka hapur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë