Ish-kryeministri Berisha përgëzon
 për herë të parë qeverinë Rama 

Ish-kryeministri Berisha përgëzon<br /> për herë të parë qeverinë Rama 
Ish-kryeministri Berisha për herë të parë ka përgëzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe për këtë është dashur mbledhja e dy qeverive asaj të Kosovës me atë ët Shqipërisë në Tiranë.

Takimin e sotëm Berisha e cilëson si një akt pozitiv dhe sëbashku me firmosjen e marrëveshjeve shprehet se meriton përgëzime.
 
“Dy qeverite shqiptare u mblodhen ne Tirane!
Te dashur miq, sot dy qeverite shqiptare, perkatesisht qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, u mblodhen ne Tirane. Ne kete takim ato firmosen nje seri marreveshjesh. Takimi ne format kabineti qeveritar, nje praktike e perhapur kjo midis vendeve fqinje, eshte nje akt pozitiv qe se bashku me firmosjen e marreveshjeve meriton pergezime. Duke vleresuar takimin e sotem dhe marreveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e perbashketa transnacionale si hekurudha Tirane -Prishtine, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njesimi i ligjeve dhe praktikave ne te dy vendet, janë interesi jetik i kombit tone por dhe rajonit ne teresi!”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”
 
berisha fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara