Ish-kryeministri Berisha presion
deputetëve të PD, bojkot seancës

Ish-kryeministri Berisha presion<br />deputetëve të PD, bojkot seancës
Në mungesë të një konsensusi të mundshëm, dy janë rrugët për fatin e draftit për Reformën në Drejtësi; Votimi në Parlament ose shtyrja me një vit i projektit kushtetues. Nëse projekti miratohet jashtë vullnetit të opozitës, pra me rrjedhjen e disa votave, ngjarjet politike mund të marrin një rrjedhë të paparashikueshme, ndërsa pozitat e Bashës në krye të PD do të viheshin në pikëpyetje. Në rrethet mediatike dhe politike, flitet për disa deputetë të PD, të cilët mund t’i përgjigjen thirrjes së amerikanëve, duke votuar pro draftit të reformës.

Nga ana tjetër, siguria e kryeministrit se, reforma do të miratohet me ose pa PD, i ka shtuar më tej dyshimet dhe pritshmëritë. Ndërkaq, në kushtet kur Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende plotësisht autoritetin e kryetarit në PD, situatën e ka marrë nën kontroll Sali Berisha, i cili po mobilizon forcat kundër SHBA. Berisha ka shtuar presionin, në forma të ndryshme, mbi deputetët e lëkundur, të cilët mund të dorëzohen para presionit ndërkombëtar. Krahas lëvizjeve dhe mesazheve publike, nuk kanë munguar as kërcënimet e para të personalizuara. Ish-kryeministri ka nisur të kontaktojë personalisht deputetët e dyshimtë, duke u kërkuar unifikimin e votës. Në të njëjtën kohë, ka një vigjilencë të shtuar për mbikëqyrjen e të gjitha kontakteve dhe lëvizjeve të deputetëve të caktuar.  
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij