DAMASK- Regjimi në Siri po kalon në kolaps moral, financiar dhe ushtarak. Konstatimi vjen nga ish kryeministri Riad Hijab i cili u arratis drejt Jordanisë javën e kaluar duke ju bashkuar forcave revolucionare. Ndërsa fliste në kryeqytetin e Jordanisë ai tha se regjimi nuk kontrollon më shumë se 30% të territorit.

Hijab i bëri thirrje forcave opozitare jashtë vendit që të bashkohen më ushtrinë për lirinë e Sirisë për të qëndruar kështu përkrah qytetarëve. Ndërkaq, shefja e misionit humanitar të Kombeve të Bashkuara Valerie Amos mbërriti në Siri në përpjekje për të rritur hapësirat e furnizimit me ndihma në zonat e luftës. Amos pritet të kërkojë nga autoritetet vendase që të mund të lëshohen më shumë viza për shtetasit e huaj të angazhuar në misionet humanitare ndërsa kryqi i kuq vazhdon përpjekjet për furnizim me ushqime.
(sg/shqiptarja.com)