Ish-kryeministri suedez mesazh
në shqip: Meritoni negociatat!

Ish-kryeministri suedez mesazh<br />në shqip: Meritoni negociatat!<br /><br>
Shqipëria duket të jetë më pranë se kurrë hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Këtë e pranojnë edhe zyrtarë të lartë të BE, të cilët shprehen se Shqipëria e meriton këtë hap të rëndësishëm.

Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler, shkruan në ‘Twitter’ se Shqipëria e meriton dhe se ka ardhur koha për hapin e radhës.

“Po, Shqiperia e meriton. Koha per hapin e rradhes. Negociatat jane fillimi, jo mbarimi i procesit te thelle te modernizimit/reformimit”, shkruan kryediplomati austriak.

Ajo që tërheq jo pak vëmendje në postimin e tij është një koment i ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili pohon të njëjtën gjë. Bild shkruan në komentin e tij se Shqipëria meriton negociatat.

“Shqipëria meriton negociatat. Albanian TV yesterday evening on our meetings”, shkruan ai.

ambasadorii
(Postimi i ambasadorit austriak dhe komenti i ish-kryeministrit suedez)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen