Ish-kryeministri Tony Blair, thirrje
britanikëve të kundërshtojnë Brexit

Ish-kryeministri Tony Blair, thirrje<br />britanikëve të kundërshtojnë Brexit
ANGLI-Ish kryeministri i Anglisë, Toni Blair, ka shpallur ditën e sotme “misionin” e tij për të bindur britanikët për të ndryshuar mendje për Brexit.

Sipas BBC, Blair do të deklarojë me anë të një fjalimi se shumë njerëz në Angli votuan pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pa e ditur vërtet se çfarë do të thotë për Anglinë dalja e vendit nga BE-ja.

Nga ana tjetër, ish ministri i kabinetit, Iain Duncan Smith, ka dalë kundër Blair duke thënë se komentet e ish kryeministrit ishin arrogante dhe shumë anti-demokratike.

Kryeministrja britanike, Theresa May, dëshiron që të fillojë procedurat e daljes së vendit nga BE-ja rreth fundit të muajit mars. Ky vendim i kryeministres May, ka marrë mbështetjen e Dhomës së Komunave dhe pret që të kalojë edhe në votim në Dhomën e Lordëve.

Më herët ish kryeministri Blair, i ka bërë thirrje qeverisë të mos injoronte zërin e 16-të milion qytetarëve britanik, të cilët kërkojnë që Anglia të qëndrojë në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të ketë një mënyrë, qoftë kjo nëpërmjet parlamentit, zgjedhjeve ose edhe organizimit të një referendumi tjetër, ku njerëzit të shprehin mendimin e tyre.

Ndërkohë që qeveria ka premtuar fillimin e bisedimeve me BE-në për Brexit përpara fundit të muajit mars, por për fillimin e tyre duhet parlamenti të aprovojë
projektligjin e paraqitur nga qeveria.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com                                        

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma