Ish-kryemistri Gruevski: Shqiptarët
do ta ndjejnë në shpinë Zaevin

Ish-kryemistri Gruevski: Shqiptarët<br />do ta ndjejnë në shpinë Zaevin
“Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e formimit të qeverisë”, kështu deklaroi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski, në një intervistë për media shqiptare.

“Faktori ndërkombëtar në vitin 2006, 2007, 2008, ka folur të kundërtën e asaj që po flasin tani. Ju them se ju ishit ata që flisnit të kundërtën se ne kemi një specifikë që nuk e ka Anglia, Gjermania dhe atëherë e premtuan atë, ndërsa tani heshtin dhe nuk kanë përgjigje”, ka thënë Gruevski.
 
Ish kreu i qeverisë maqedonase ndërsa foli për bashkëpunimin me partitë shqiptare, sqaroi se kanë qenë të hapur edhe si parti për anëtarësimin e tyre.
 
Ndërsa për kryeministrin aktual, Zoran Zaev me të cilin kanë bashkëpunim shqiptarët, gruevski beson se shqiptarët do të tradhëtohen prej tij.

“Shqiptarët do ta ndiejnë mbi shpinë tradhëtinë e Zaev, vetëm prisni”, theksoi Gruevski.
 
Ai sqaroi se shqiptari i emëruar i Shkupit, është nga partia e tij VMRO – DPNE. Ndaj për këtë arsye ne nuk kemi paragjykime ndaj shqiptarëve .
 
Më tej Gruevski shtoi se LSDM nuk do të mundet të fitojë besimin e qytetarëve të Maqedonisë.
 
Ndërkaq Kryeministri i Maqedonisë në OKB theksoi se gjatë muajve të fundit qeveria që ai drejton ka promovuar një qasje të re ndaj fqinjëve të saj duke demonstruar aftësinë për të kapërcyer çështjet e pazgjidhura.
 
Redaksia Online
A.J/ Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)