TIRANË - Avokati mbrojtës i biznesmenit të gazit Ilir Karçini, Theodhori Sollaku, ka paraqitur ditën e djeshme(04.02.2014) kërkesën për apelimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila vendosi dy ditë më parë masën e “arrestit në burg” për Karçinin.
Sollaku, synon lirimin e plotë të Karçinit, pasi sipas tij biznesmeni nuk ka kryer asnjë krim dhe ska rrezikshmëri në shoqëri.
Biznesmeni Ilir Karçini u arrestua më datë 1 Shkurt 2014 në banesën e tij nga skuadra speciale e policisë së Tiranës. Karçini kishte porositur vrasjen ndaj biznesmenit të hidrokarbureve Piro Bare, atentat i cili u parandalua nga policia e Tiranës.
Shkrimi u publikua sot(05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com