Ish-ministrat e Sali Berisha i frikësohen reformës në drejtësi, sidomos gjykatave speciale, sipas variantit amerikan. Drafti i SHBA-BE, me gjithë paradokset që reflekton, është kthyer dje në objekt debatesh të forta, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Edhe pse të amnistuar paraprakisht nga neni 25, ish-ministrat demokratë kanë shfaqur shenja pasigurie, duke u pozicionuar kundër draftit të ndërkombëtarëve, i cili e ka futur opozitën shqiptare në një dilemë politike. Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami janë shprehur kundër draftit të SHBA-BE, ndërsa kanë kërkuar që opozita të dalë me një draft paralel, për reformën në drejtësi.
/Shqiptarja.com