Ish-ministrat e Partisë Demokratike, për të cilët ka një perceptim të fortë se janë burimi i disfatave zgjedhore të kësaj partie, vijojnë të blejnë si më parë pasuri të paluajtshme si dhe të deklarojnë të ardhura të majme nga pagat, depozitat, bonot e thesarit, obligacionet, nga qiratë e apartamenteve, të zyrave etj. Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë vitit 2016, rezulton se ka blerë një apartament dhe garazh, me sipërfaqe 123 m2 dhe 12 m2, me vlerë 160 mijë euro.
Imami ka sqaruar se, për të mundësuar blerjen e apartamentit dhe garazhit, ka marrë një kredi 65 mijë euro, 55 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria e bashkëshortes si dhe 40 mijë euro është detyrimi i mbetur kundrejt kompanisë së ndërtimit. Imami deklaron gjithashtu 5 600 euro dhe 9 300 USD të ardhura nga qiraja e apartamenteve, 18 mijë euro nga aktiviteti profesional i bashkëshortes, 500 000 lekë dhuratë nga nëna e bashkëshortes etj.
Ndërkaq, ish-ministri i Inovacionit, Genc Pollo vijon të shlyejë dy kredi për blerje apartamenti dhe makinë. Ish-ministrja e Integrimi Majlinda Bregu deklaron 27 mijë euro dhe 3 840 euro të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve të ndryshme. Zonja Bregu deklaron 18 mijë euro pagën e bashkëshortit dhe shlyerjen e dy kredive, për shtëpi dhe makinë.
Ridvan Bode
Të ardhurat e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, burojnë nga paga e tij si deputet, paga e bashkëshortes, paga e djalit në dy kompani, paga e vajzës në Bankën e Shqipërisë, investimet në obligacione dhe bono thesari, nga interesat e depozitave etj. Përpos pagave, për vitin 2016, Ridvan Bode, deklaron 1 394 477 lekë të ardhura nga bono thesari, bashkëshortja Jola Bode 462 276 lekë të ardhura nga bonot e thesarit dhe obligacionet, djali Eraldo Bode deklaron 134 878 lekë të ardhura nga bonot e thesarit dhe vajza Adela Bode deklaron 139 400 lekë të ardhura nga bono thesari dhe obligacione. Ridvan Bode dhe vajza e tij, për vitin 2016, kanë shitur tre makina në vlerat, 1 400 000 lekë, 6 mijë euro dhe 1 000 000 lekë. Ndërkaq, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, vetëm në vitin 2013, rezulton me katër apartamente më shumë. Megjithatë, një apartament, Bode e ka përfituar si i pastrehë, duke marrë kredi pa interes nga Enti Kombëtar i Banesave. Bode është kallëzuar në prokurori nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, por dosja nuk shkroi në gjykatë.
Genc Ruli
I së njëjtës natyrë është edhe burimi i të ardhurave të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Bujqësisë, Genc Ruli. Ruli dhe bashkëshortja e tij kanë investuar në obligacione, bono thesari dhe depozita shuma të ndryshme si: 6 900 000 lekë, 6 981 euro, 37 881 USD, 10 606 USD, 18 USD, 19 400 euro, 5 000 000 lekë, 85 mijë euro, 65 673 euro, 3 900 000 lekë, 163 430 lekë, 4 000 000 lekë, 9 600 000 lekë etj. Ruli vijon të shlyejë kredi për shtëpi në vlerën 150 mijë euro, ndërsa deklaron 12 mijë euro të ardhura për vitin 2016 nga qiraja e apartamentit. Gjithashtu Ruli deklaron 10 358 euro gjendje në llogarinë e bashkëshortes. Ndërsa, ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaron të ardhura nga paga si deputet, paga e bashkëshortes në DAR, paga e vajzës në si punonjëse e Bibliotekës së Universitetit Politeknik të Tiranës, paga e vajzës tjetër si profesoreshë në Gjermani dhe paga e vajzës së tretë si mjeke po në Gjermani.
Pasuria e ish-ministrave të Partisë Demokratike për vitin 2016
Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, pasuria për vitin 2016
Bono thesari, pakësuar me 5 290 000 lekë.
Bono thesari, pakësuar me 8 140 000 lekë.
Jola Bode, dy obligacione, shtuar me 2 500 000 lekë.
Ridvan Bode, llogaria rrjedhëse shtuar me 5 357 775 lekë.
Ridvan Bode, llogaria rrjedhëse shtuar me 335 450 lekë.
Shitur makinën, 1 000 000 lekë.
Jola Bode, dy llogari rrjedhëse, pakësuar me 480 913 lekë.
Jola Bode, llogari rrjedhëse, shtuar me 6 663 126 lekë.
Jola Bode, llogari rrjedhëse, pakësuar me 436 lekë.
Ridvan Bode, të ardhura nga paga si deputet, 2 550 654 lekë.
Ridvan Bode, të ardhura nga bono thesari 1 394 477 lekë.
Jola Bode, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejt, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, 1 750 591 lekë.
Jola Bode, të ardhura nga bonot e thesarit dhe obligacionet, 462 276 lekë.
Ridvan Bode, të ardhura nga shitja e makinës, 1 000 000 lekë.
Paguar mesing makinë, 521 447 lekë, detyrimi i mbetur 8 512 euro.
Kredi bankare, shlyer 4 mijë euro, mbetur 2 317 euro.
Djali Eraldo Bode, llogari rrjedhëse, pakësuar me 28 976 mijë lekë.
Djali Eraldo Bode, paga në BALFIN-Company, 490 519 lekë.
Djali Eraldo Bode, paga në Agrocon Albania, 475 363 lekë.
Eraldo Bode, të ardhura nga bonot e thesarit 134 878 lekë.
Vajza Adela Bode, llogari rrjedhëse, pakësuar m,e 7 860 lekë.
Adela Bode, të ardhura nga bonot e thesarit pakësuar me 2 180 000 lekë.
Adela Bode, llogari rrjedhëse, shtuar 14 mijë euro.
Adela Bode, investuar në obligacione, plus 1 700 000 lekë.
Adela Bode, investuar në obligacione, plus 700 000 lekë.
Adela Bode, investuar në obligacione, plus 9 148 lekë.
Adela Bode, shitja e një autoveture, 1 400 000 lekë.
Adela Bode, shitja e një autoveture, 6 mijë euro.
Adela Bode, të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë, 1 386 218 lekë.
Adela Bode, të ardhura nga bono thesari dhe obligacione, 139 400 lekë.
Pasuri të tjera
Rivlerësim i apartamentit të banimit, në 2013, në zonën kadastrale 838, me 27 357 000 lekë më shumë.
Bashkëshortja, Znj. Jola Bode, në 2013, deklarohet pronare e një apartamenti banimi në zonën kadastrale 8270, Tiranë, me vlerë 6 687 100 lekë, blerë me të ardhurat nga shitja e një banese të privatizuar në vitin 1992, me vlerë 3 000 000 lekë, ndërsa pjesa tjetër e vlerës është pasojë e rivlerësimit që i është bërë apartamentit në vitin 2013. Pjesa në zotërim e Znj. Jola Bode është 100%.
Znj. Jola Bode, në 2013, zotëron një garazh në zonën kadastrale 8270, me vlerë 7 790 euro, dhënë pa pagesë nga shitësi, si pjesë e blerjes së apartamentit të mësipërm.
Znj. Jola Bode, në 2013, zotëron një apartament banimi në zonën kadastrale 8270, Tiranë, me vlerë 175 000 euro, blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti banimi në zonën kadastrale 8150 me vlerë 156 000 euro, si dhe nga kursimet personale.
Znj. Adela Bode, blerje automjeti me vlerë 990 000 lekë, në 2013, me zotërim 100%. Nuk specifikohet burimi i financimit.
Shlyer kredia për apartament banimi të marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin 2000.
Genc Ruli, ish- ministër i Ekonomisë dhe Bujqësisë, pasuria për vitin 2016
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga obligacioni dyvjeçar, me kapital 6 900 000 lekë, 276 828 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 6 981 euro, 6 euro.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 37 881 USD, në emër të vajzës, 64 USD.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara nga depozita njëvjeçare e 10 606 USD, 18 USD.
Investuar në fond investimi afatgjatë në 2007, 19 400 euro, 100 kuota, s’ka shitje.
Investuar në fond investimi afatgjatë në 2009, 145 kuota, s’ka shitje.
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga obligacioni dyvjeçar, me kapital 5 000 000 lekë, 220 660 lekë.
Gjendja në llogarinë e bashkëshortes, 10 358 euro.
Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare e depozitës me 85 mijë euro, në emër të bashkëshortes, 2 529 euro.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara në depozitën me 65 673 euro, me afat njëvjeçar, 539 euro.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në obligacione dyvjeçare të 3 900 000 lekë, 163 430 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të kapitalizuara në bono thesari njëvjeçare, 4 000 000 lekë, 92 625 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në obligacione njëvjeçare në vlerën 9 600 000 lekë, 153 408 lekë.
Interesa të llogaritura dhe të pa tërhequra në bono thesari, e 247 000 lekë, 3 368 lekë.
Paga si deputet, 1 398 614 lekë.
Pjesëmarrje në komisionet parlamentare, 1 203 875 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 12 mijë euro.
Paga e bashkëshortes në Sigma Interalbania VIG, 1 628 304 lekë.
Llogari rrjedhëse, të ardhur nga aktiviteti privat i bashkëshortes, 721 348 lekë.
Kursime nga të ardhurat, 3 700 euro.
Kredi për shtëpi në vlerën 150 mijë euro, shlyer për 2016 13 mijë euro, mbetur edhe 83 mijë euro.
Pasuri të tjera
Pagesë për shkollimin e vajzës 20 000 euro, financuar nga shitja e apartamentit në Qerret, Kavajë, në 2013.
Blerje toke are, në 2013, me sip. 274.9 m2, në zonën kadastrale 2704, Tiranë për vlerën 421 350 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga shitja e ap. në Tiranë, në 2014, ku ishte bashkëpronare me 1/3, 3 637 600 lekë.
Myqerem Tafaj, ish-ministër i Arsimit, pasuria për vitin 2016
Likuiditete në bankë nga paga, shpërblimet, pagesat kalimtare etj., pakësuar me 36 390 lekë.
Likuiditete në bankë, llogaria e vajzës, shtuar me 136 938 lekë.
Llogaria e bashkëshortes, shtuar me 332 049 lekë.
Llogari në emër të Myqerem Tafaj, shtuar me 162 euro.
Të ardhura nga paga si deputet, 1 999 509 lekë.
Të ardhura si pagesë kalimtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 72 778 lekë.
Të ardhura nga oponencë fjalori enciklopedik në Akademinë e Shkencave të Kosovës, 100 936 lekë.
Të ardhura nga një vizitë akademike njëjavore, 1 122 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në DAR, 533 472 lekë.
Të ardhura nga paga e Blerta Tafajt, si punonjëse e Bibliotekës së Universitetit Politeknik të Tiranës, 565 272 lekë.
Vajza Enkelejda Myqerem Kasneci, shtuar llogaria me 16 808 euro.
Likuiditete bankare, pakësuar me 93 euro.
Të ardhura nga puna si profesoreshë në Gjermani, 56 647 euro.
Të ardhura nga apartamenti në Sindelfingen, 6 615 euro.
Të ardhura gjatë lejes së lindjes, 9 174 euro.
Kredia e apartamentit blerë në 2010, Gjermani, shlyer 6 157 euro, mbetur 52 mijë euro.
Pjesa e parë e kredisë për apartament në Gjermani, blerë në 2014, shlyer 15 999 euro, mbetur 186 mijë euro.
Vajza Alma Tafaj, llogari bankare, shtuar me 9 922 euro.
Likuiditete bankare, shtuar 17 euro.
Të ardhura nga puna si mjeke në Gjermani, 13 136 euro plus 40 540 euro.
Lekë për fëmijë nga shteti pas ndryshimit të vendit të punës, 1 900 euro.
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit, pasuria për vitin 2016
Zvogëluar në llogaria në euro, 3 142 lekë.
Zvogëluar llogaria në lekë në vlerën 68 712 lekë.
Paga si deputete dhe përfitime të tjera financiare, 2 514 709 lekë.
Të ardhura nga honorare, shpërblime dhe dieta të bashkëshortit, 18 mijë euro.
Të ardhura nga ambienti i dhënë me qira, 27 mijë euro.
Të ardhura nga ambienti i dhënë me qira, 3 840 lekë.
Kredia për shtëpinë, shlyer 2 187 816 lekë, detyrimi i mbetur 7 502 580 lekë.
Kredia për makinë, shlyer 10 mijë euro, mbetur 21 mijë euro.
Bashkëshorti Namik Ajazi, pakësuar llogaria në euro, 5 732 euro.
Shtuar llogaria në USD, 520 USD.
Pakësuar llogaria në lekë, 58 134 lekë.
Kejda Ajazi, vajza, llogari në euro 1 140 lekë.
Llogari në euro, pakësuar me 459 lekë.
Arben Imami, ish-ministër i Mbrojtjes, pasuria për vitin 2016
Blerje apartamenti dhe garazh, 123 m2 + 12 m2, 160 mijë euro
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 38 595 lekë.
Shtesë në llogari, 1 255 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 5 209 USD.
Shtesë në llogarinë e vajzës, 3 mijë euro.
Të ardhura nga paga, 2 321 474 lekë.
Paga e bashkëshortes si pedagoge tek Universiteti i Arteve, 1 321 630 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti profesional i bashkëshortes (pikturë), 18 mijë euro.
Interesa nga llogaria e vajzës, 53 euro.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 5 600 euro dhe 9 300 USD.
Dhuratë nga nëna e bashkëshortes, 500 000 lekë.
Kredi për strehim, shlyer 284 521 lekë, mbetur 1 881 070 lekë.
Kredi për blerje apartamenti, 65 mijë euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerja apartamenti, 40 mijë euro.
Bashkëshortja Rezana Ruli, xhiroja vjetore nga aktiviteti privat, 1 900 000 lekë.
Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, pasuria për vitin 2016
Detyrim ndaj një kompania ndërtimi, 134 mijë euro, shlyer 30 mijë euro.
Detyrim kredie, detyrimi 26 590 519 lekë, shlyer, 933 762 lekë.
Interesa bankare, 55 327 lekë.
Të ardhura nga qiraja e zyrës tek Kullat Binjake, 20 mijë euro.
Paga si deputet, 2 486 420 lekë.
Paga e bashkëshortes, 845 000 lekë.
Genc Pollo, ish-ministër i Inovacionit, pasuria për vitin 2016
Kredi 16 mijë euro për blerje makine, detyrimi i mbetur 4 mijë euro
Kredi 40 mijë euro për blerje apartamenti, detyrimi i mbetur 9 mijë euro
Paga si deputet, 2 579 734 lekë.
Llogari bankare, pakësuar me 59 016 lekë.
Llogari bankare, pakësuar me 171 073 lekë.
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes dhe Mjedisit, pasuria për vitin 2016
Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes, 6 110 lekë.
Llogari e pagës, 110 832 lekë.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 545 160 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjetikës, 864 744 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës panë Ministrisë së Ekonomisë, 53 904 lekë.
Të ardhura të vajzës nga kompania AGROBLEND, 1 375 877 lekë.
Kredi në shumën, 284 524 lekë.
Kredi, detyrimi i mbetur, 120 mijë euro, shlyer 13 mijë euro.
Kredi, detyrimi i mbetur, 2 494 euro, shlyer 3 175 euro.
Bujar Nishani, President, ish-ministër i Brendshëm, pasuria për vitin 2016
Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.
Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.
Interesa depozite, 445 560 lekë.
Shtim depozite, 2 505 lekë.
Pakësim depozite, 9 mijë euro.
Paga si President, 2 260 238 lekë.
Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.
Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.
Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.
Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.
Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.
Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.
Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.
I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.
E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com