Me disa statuse në twitter, ish ministri grek Theodore Pangalos, ka rihapur edhe njëherë debatin për sulitotët, teksa i është referuar aktit heroik që gratë suljote bënë 215 vite më parë, shkruajnë mediat greke.

“Nuk ka asnjë grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës  greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe?

Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferuar se sa poshtërimi.

Ndërkohë në një status tjetër në Tëitter, Pangalos shkruan: “Le ta kuptojnë fashisto-koumunistët gri dhe rozë se grek është kushdo që ndihet kështu dhe jo ai që ka lindur në këtë vend.”

statuset
(Statuset e ish- ministrit grek në twitter)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com