Ish-ministri:Anijet s'gjurmohen prej 9
muajsh,po cenohet siguria kombëtare
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI, Edmond Panariti ka ngritur një problem ditën e sotme që lidhet me sistemin Bluebox të anijeve të peshkimit.
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI, Edmond Panariti ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale këtë të martë që lidhet
me sistemin Bluebox të anijeve të peshkimit.
Sipas tij, anijet nuk monitorohen në det të hapur. Në një status në “Facebook”, Panariti thotë se po cenohet siguria kombëtare pasi rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme, përfshirë edhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.
"Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen", shkruan në Facebook, ish-ministri i LSI, Edmond Panariti.
STATUSI I ISH-MINISTRIT PANARITI
Nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë me përjashtim të anijeve të flotës tonë të peshkimit. Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.
Së dyti evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve të Bashkuara, nënshkruan dhe ratifikuam marrëveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe partneret tanë strategjikë presin rezultate dhe jo fjalë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44