Ish-ministri Demiraj: Në Durrës 64
persona kanë makina të blinduara

Ish-ministri Demiraj: Në Durrës 64<br />persona kanë makina të blinduara
Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar se aksioni “Vjeshtë 2017” u pompua me sukses nga Policia e Shtetit, por vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, 64 persona mbajnë makina të blinduara. Ndërsa në Shkodër, sipas ish-ministrit teknik të PD, fenomeni i gjobëvënies është i dukshëm.
 
Kemi situatë problematike në rrethin e Durrësit, kemi rreth 64 persona me makina të blinduara. Kemi situatë problematike në qytetin e Shkodrës, ku disa klane të caktuara, vendosin gjoba tregtarëve dhe një pjesë e mirë e tregtarëve, nuk guxojnë të mos paguajnë haraçe”deklaroi Demiraj për Tpz.al.
 
Në muajin shtator policia nisi aksionin për sekuestrimin e makinave të trafikuara apo të vendosura me pasuri të paligjshme. Por Demiraj shprehet pesimist për aksionin, pasi ende sipas tij, shumë persona vijojnë që të lëviznin me makina të blinduara. Deklarata e Demirajt erdhi pas asaj të ambasadorit Donald Lu, i cili u shpreh se 4 klane kriminale kontrollojnë Shqipërinë. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE