Ish-ministri i Jashëm: Vota në OKB
kundër interesave shqiptare në rajon

Ish-ministri i Jashëm: Vota në OKB<br />kundër interesave shqiptare në rajon<br>
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike e cilëson votën shqiptare kundër SHBA-së në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, si një qëndrim kundër interesave shqiptare në rajon. 

Ai paralajmëron pasoja për faktorin shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe për vetë Kosovën. "Votimi i sotëm i Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së, kundër pozicionit amerikan, një votim edhe kundër interesave të vendit tonë. Një votim edhe kundër interesave të Kosovës, të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të ZI, Serbi etj. Një votim kundër inteteresave tona në përgjithësi. Një politikë jashtme e përgjegjshme e çdo shteti, në radhë të parë është në funksion e mbron interesat e qytetarëve e bashkëkombësave të tij", ka deklaruar Shehu. 

Më herët deputeti demokrat i bëri thirrje palës shqiptare të mos shkelë vijat e kuqe të Donald Trump pasi kjo do të kishte pasoja të rënda për faktorin shqiptar në rajon por edhe më gjerë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike