Ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç
garon për president të Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç<br />garon për president të Serbisë
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se do të garojë për president në zgjedhjet e këtij viti.

Data e saktë e zgjedhjeve presidenciale në Serbi nuk është përcaktuar ende.

Presidenti i tanishëm, Tomisllav Nikollç, ka lënë të kuptohet se do të garojë për mandatin e dytë, por nuk ka bërë ende njoftim zyrtar.

Jeremiç, 41 vjeç, ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë në periudhën 2007-2012 dhe president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 2012-2013.

Siç njofton Rel, zgjedhjet e ardhshme në Serbi do të shihen si garë midis lidhjeve më të afërta me Rusinë apo integrimit evropian.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit