Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik ditën e sotme. Kryeministri Rama ishte mëngjesin e sotëm tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku iu uroi mirëseardhjen të gjithë studentëve, atyre që rikthehen në bankat e universitetit, por edhe atyre që ulen për herë të parë.
Në lidhje me këtë, ish-ministri Panariti i ka drejtuar kryeministrit një sërë pyetjesh, mes të cilave edhe nëse është shprehur për shpartallimin e strukturave të bujqësisë.
/Shqiptarja.com
Në lidhje me këtë, ish-ministri Panariti i ka drejtuar kryeministrit një sërë pyetjesh, mes të cilave edhe nëse është shprehur për shpartallimin e strukturave të bujqësisë.
“Zoti Kryeminister! A u pyet Universiteti i Bujqesise dhe a u shpreh ai per shpartallimin e strukturave te Bujqesise? A u pyet Universiteti per denatyrimin e sherbimit veterinar dhe shnderrimin e tij ne nje atavizem funksional? A u pyet Universiteti per ujerat dhe administrimin e tyre, tashme ne drejtim te paditur? A u pyet per AKU - ne dhe drejtimin e saj? Jo nuk u pyet dhe as u perfill. Epiqendra e dialogut me profesoret dhe kerkuesit e kesaj qendre ishin mjerisht vetem buldozeret e INUK per pastrimin e kampusit”, shkruan Panariti në Facebook.
(Postimi i Panaritit në Facebok)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com











