TIRANË- Ish Ministri i Mbrojtjes, deputeti i PD-së, Arben Imami ka reaguar pas padisë së bërë ndaj tij në prokurori nga Ministria e Mbrojtjes. Ky institucion e akuzon Imamin  se, i ka shitur 500 ton tritol shoqërisë “BABASI COO shpk”, që është nën pronësinë e ish-deputeti të PD-së, Ndriçim Babasi, duke bërë disa shkelje rradhazi.

Duke folur për median jashtë sallës së parlamentit, Imami u shpreh se nuk ka kryer asnjë lloj shkeljeje dhe se është i bindur që ky është një sulm personal ndaj tij.

“Edhe në këtë rast jemi të bindur se kemi të bëjmë me sulm drejtuar kundër personit, që duhej të isha njoftuar meqënëse ka raport. Për më tepër do të flas në ditët në vazhdim”, u shpreh Imami.

Ish-ministri Imami është paditur nga Ministria e Mbrojtjes dhe është akuzuar për shitje në kundërshtim me ligjin të 500 tonëve tritol.  

Dëmi financiar i tenderit arrin deri në 1.2 milion Euro.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)