Ish-ministri i regjimit te Gedafit
gjendet i vdekur në lumin Danu

Ish-ministri i regjimit te Gedafit<br />gjendet i vdekur në lumin Danu
AUSTRI-Ish-ministri i naftës në Libi, si dhe ish-kryeministër i këtij vendi Shukri Ghanem, është gjetur i vdekur në lumin Danub. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë austriake, i cili theksoi se në trupin e Ghanem nuk janë konstatuar shenja dhune.

69 vjecari punonte si konsulent në një kompani me bazë në Vjenë, ndërsa rezulton se ka dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e ditës së djelë.
Ghanem u largua nga Libia në qershor të vitit që shkoi duke dezertuar nga regjimi i Muamar Gedafit. Ai e cilësoi “të padurueshme” situatën në libi, duke u larguar nga vendi.
Ghanem ka qenë kryeministër i Libisë në vitet 2003-2006 e më pas ministër i naftës deri në vitin 2011.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari