Ish ministri Macron në garë i vetëm
për kreun e Champs Elysee

Ish ministri Macron në garë i vetëm<br />për kreun e Champs Elysee
Pas dorëheqjes si ministër ekonomie, 38 vjecari Emmanuel Macron thyen heshtjen dhe deklaron se do të kandidojë i vetëm në zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë pranverë. Kjo është një tjetër goditje për Hollande presidenti socialist i cili e lë pushtetin. 

4 vite më parë ishte pikërisht Hollande i cili  e zgjodhi Macron si sekretar të përgjithshëm për të kaluar më tej ministër i ekonomisë.

“Jam gati, mund t’ia dalim. Zgjidhja është te ne” u shpreh ministri themelues i lëvizjes “ En Marche”.
 
Ish reformisti i cili nuk e deshi asnjëherë teserën socialiste prezantohet sot si kandidat antisistemit. Madje ai shihet si një tadhëtar, si Bruto duke u shprehur:” E goditi prapa shpinës mentorin e tij Hollande”

“Nga brenda  pashë  boshllëkun e sistemit tonë politik. Jam i bindur se të dyja palët janë gabuar. Janë modelet e tyre që kanë dështuar. Por vendi ynë nuk ka dështuar. Dhe pikërisht aty lind divorci mes popullit dhe politikanëve” shtoi ish ministri.

Ndërkohë kujtojmë se kanë shpallur kandidaturën edhe republikanët Sarkozy, Juppe,Fillon.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm