Ish-ministri Manjani: Kush guxon të
hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë

Ish-ministri Manjani: Kush guxon të<br />hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë<br>
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se vendimi që mori sot Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve është një kërcënim i hapur dhe serioz për trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ishte një kërcënim serioz i gjithë trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që kush guxon të hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë, si e doni kërcënimin ju? Ja këtu e dëgjova, te sjellja juaj, te gjykimi që i bëni prokurorisë, kur nuk përgjigjeni pozitivisht kërkesave.

Rama dhe Saimiri kanë qenë dy nga llafollogët politikë edhe për shkak të detyrës, shumë ekstrem ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, unë kam pasur debat me të dy për këtë çështje dhe i qëndroj se s’ka punë qeveria të anatemojë prokurorët apo gjyqtarët”, tha Manjani te abcneës. Nesër në orën 10:00 do të merret vendimi për fatin e imunitetit të Tahirit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës