Ish-ministri: Ndihem në faj që
nuk munda ta ndihmoj Florencin

Ish-ministri: Ndihem në faj që<br />nuk munda ta ndihmoj Florencin<br>
Ish-ministri Lefter Koka ka reaguar për vdekjen tragjike të 23-vjeccarit shqiptar Florenc Beqiraj me një mesazh prekës në profilin e tij në “Facebook”.

Koka thotë se ndihet në faj që nuk mundi të ndihmonte prindërit e tij dhe që shteti nuk ishte aty për Florencin. Më tej shkruan shuhet një bir nëne në lule të moshës! U prehsh me engjëjt.

Statusi i plotë:

Shuhet një bir nëne në lule të moshës! U prehsh me engjëjt Florenc!

Nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj për birin tuaj Gëzim dhe Laureta!

Ndihem në faj, që nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem në faj që shteti nuk ishte aty për birin tuaj!

Që shteti shqiptar hesht për fatin e mijërave shqiptarëve të dhunuar, humbur e zhdukur rrugëve të Europës. Humbja e birit tuaj të shtrenjtë do të jetë një dhimbje, që nuk do t’ju shërohet kurrë e unë jam ndjerë thellësisht i prekur për ikjen e tij! Të qoftë dheu i lehtë Florenc.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant