TIRANE - Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Tritan Shehu tha se ndërhyrja ushtarake e SHBA në Siri është e domosdoshme. “Unë do ta quaja një deklaratë historike të Sekretarit amerikan të shtetit z.Kerry, konferencën e tij për shtyp për Sirinë. Jo vetëm që përcaktohen fajtorët e masakrës së fundit aty, por thuhet qartësisht se nuk mund të mbyllen sytë para saj.
Pavarësisht se nuk shqiptohen direkt elementët konkretë të një ndërhyrje të ShBA në atë vend, në fakt deklarohet marrja e plotë e përgjegjësive, qoftë dhe vetëm nga Uashingtoni, edhe jashtë kontekstit të OKB, për vendosjen e drejtësisë”, tha Shehu. Kerry ka thënë se pavarësisht nga lodhja e qytetarëve amerikanë nga luftrat, ai vend nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e roli i tij i pazëvendësueshëm.
Sipas tij, të rëndësishëm janë faktorët lokalë si Lidhja Arabe e Turqia, që jo vetëm i kanë dënuar këto masakra, por janë për veprime aktive në dënimin e përgjegjësve e zgjidhjen përfundimtare. “Vendi ynë si gjithnjë do jetë në krah të ShBA. Ky është pozicioni ynë i pa lëkundur. Ky është qëndrimi i gjithë politikës shqiptare duke konfirmuar kështu nivelin tonë të lartë të përgjegjshmërisë e mirënjohjes”, tha Shehu.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com