Ish-ministri: Vota në OKB, dështim
i misionit amerikan në Tiranë

Ish-ministri: Vota në OKB, dështim<br />i misionit amerikan në Tiranë<br>
Ish-ministri teknik, Dritan Demiraj ka reagur në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA dhe pro OKB-së, i li shprehet se "ky votim është një dështim i misionit diplomatik në Tiranë".

Ish-ministri i Brendshëm ka shkruar në Facebook se, "Vota kundër SHBA ishte një turp që përfaqëson vetëm mosmirënjohjen e qeverisë me origjinë neo-komuniste".

Statusi në facebook i Dritan Demirajt
Vota e sotme kunder SHBA-ve në OKB ishte vote kunder vlerave perendimore, te democracise dhe principeve te lirise.

Aspiratat pro perendimore te popullit Shqiptar u miniuan me një akt te tille aspak dinjitoz, mirënjohës ndaj mikut më te madh te kombit tonë, SHBA-ve.

Vete ekzistenca e Shtetit Shqiptar qëndron me Ameriken. Që nga viti 1920 ne kohen e Presidentit Eillson, lufta për lirine e Kosoves, hyrja e Shqiperise në NATO dhe deri më sot shteti shqiptar ka marre me miliona dollare mbeshtetje për institucionet e mbrojtjes, sigurise dhe drejtesise nepermjet programeve IMET, USAID-it, milliona dollare mbeshtetjen për Ushtrine Shqiptare, ku SHBA-te kanë qene partneri strategjik jetik për vendin tonë.

Vota kunder SHBA-se ishte një turp që perfaqeson vetem mosmirenjohjen e qeverise me origjine neo-komuniste, ku shume zyrtare te saj dhe ish drejtues institucionesh si kryebashkiake, etj kane qene te perfshire ne trafikun e droges, por qe kurrsesi ky vendim nuk përfaqeson as vullnetin e Presidentit te Republikes, as interesin Kombetar per shqiptaret ne rajon, vecanerisht ne Kosove, FYROM, MAL te Zi dhe Serbi, por dhe mbeshtetjen pro amerikane te te gjithe popullit tonë.

Ky votim ne nje fare menyre eshte dhe deshtim i misionit diplomatik amerikan ne Tirane.

Pikerisht per te afirmuar kete lidhje historike, te rendesishme dhe strategjike per vendin tone, se bashku me koleget e shkelqyer te Forcave Speciale te ushtrise luftuam ne emer te kesaj aleance krah per krah me ushtaret amerikane, duke rrezikuar ne cdo moment jeten dhe me profesionalizmin me te larte permbushem cdo detyre luftarake.

God bless Albania and United States Of America. DD.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike