Ish ministrja e Kosovës deklaratë të fortë: Nëse preken kufijtë, plas lufta

Ish ministrja e Kosovës deklaratë të fortë: Nëse preken kufijtë, plas lufta

Ish-ministrja e Kosovës Edita Tahiri

Ish-ministrja Republikës së Kosovës  Edita Tahiri, thotë se Kosova është e vendosur të mbrojë integritetin territorial të saj. Në një intervistë për medien Tahiri u përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me fazën finale të dialogut me Serbinë, ku ka deklaruar se prekja e kufijve të Kosovës, çon në luftë.

Kosova po hyn në fazën finale të dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e SHBA-ve. Çfarë pritet nga faza finale?

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura po zhvillohet tashmë 6-7 vjet , dhe tani po hymë në fazën finale të dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetjen e SHBA, pritjet dhe rezultati final i këtij dialogu duhet të jetë i tillë që duhet të sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe mes dy shteteve dhe kjo mund të ndodhë vetëm me njohjen reciproke mes dy shteteve dhe që Serbia për dallim nga vendet e tjera të rajonit nuk e ka bërë ende. Serbia ende është në vonesat e saj për ta kuptuar realitetin që Jugosllavia, shteti i mëparshëm ku Kosova ishte një prej njësive federale është bërë shtet siç janë bërë shtet Sllovenia, Kroacia e vende të tjera, pra kemi të bëjmë me një problem të mendësisë politike të Serbisë e cila në vend që të pranoje realitetet e reja, të njohë shtetin e Kosovës, ende vazhdon me një qasje destruktive.

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

Çfarë janë këto zëra që flasin për shkëmbim territoresh, apo ndarjen e Veriut të Kosovës?

Sa më shumë që afrohemi tek finalja e dialogut, Serbia del me skenare të rrezikshme dhe këto janë pikërisht skenare të mundësisë së ndarjes së Kosovës apo të shkëmbimit të territoreve dhe këto të gjitha kanë të bëjnë me ambicje të Serbisë e cila dhe sot synon krijimin e Serbisë së Madhe në dëm të shteteve të tjera, në këtë rast në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar dhe janë të nxitura po ashtu edhe nga agjendat gjeopolitike ruse. Pavarësisht skenareve të rrezikshme të Serbisë, Kosova është e vendosur dhe në dialog do te mbroje sovranitetin, integritetin territorial dhe çfarëdo marrëveshje finale që mund të dali nga dialogu i Brukselit duhet të jetë dhe do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

Janë të nxitura nga Serbia dhe reagimi në Kosovë? Cili është mesazhi nga faktori ndërkombëtar?

Këto janë të nxitura nga Serbia, por unë jam e bindur që janë po ashtu të mbështetura nga Rusia e cila ka një rikthim të ambicjeve gjeopolitike ndaj Ballkanit. Por një mesazh që duhet ti dërgohet faktorit ndërkombëtar është se prekja e kufijve të Kosovës, çon në luftë, sepse Ballkani është i njohur që nuk bën prekje kufijsh apo ndryshim kufijsh në forma të tjera dhe e dyta që në rastin e Kosovës nuk mund të flasim vetëm për shtetin e Kosovës, por duhet të shikojmë edhe kombin shqiptar, nëse preken kufijtë në Ballkan, duhet të preken për të gjithë Ballkanin dhe me këtë rast edhe të gjithë shqiptarët do të ishin të hapur për të biseduar , por prekja parciale e kufijve do të krijonte një efekt domino me efekte destabilizuese deri në mundësinë e ndonjë lufte të re mes Kosovës dhe Serbisë. E që mund të evitohet vetëm nëse Serbia heq nga mendja hegjemoninë dhe apetitet koloniale, sepse Veriu i Kosovës është pjesa më e pasur e Kosovës me minerale, me ujë, që janë gjëra strategjike e që njëqind vjet Kosova ka qenë e okupuar dhe e kolonizuar nga serbët, Jugosllavia, vetëm se ka pasur tokën e pasur. Jemi në një kohë shumë të rrezikshme dhe unë po besoj që Bashkësia Ndërkombetare, Bashkimi Europian dhe SHBA duhet të mendojnë mirë që kjo hartë e re që u krijua pas përfundimit të zhbërjes se ish Jugosllavisë dhe që këto 6 shtete përfshirë edhe Kosovën, po ecin drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Tani është koha që edhe njëherë të pengohet Serbia në skenaret e saja të rrezikshme për destabilitet jo vetëm të Kosovë, por edhe mbarë rajonin.

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

Kur mendoni se do të përfundojë ky process dhe nga dialogu i shumëpërfolur Kosovë-Serbi, çfarë është arritur deri tani ?

I gjithe dialogu prej vitit 2011 qe kur ka filluar ka pasur qellimet e qarta , kryesore kane qene e para qe Serbia te ndal nderhyrjet ne Kosove dhe ky dialog ka mundesuar zhberjen e strukturave paralele te Serbise, sidomos ne pjesen veriore te Kosoves, i ka mundesuar Kosoves ta ktheje sovranitetin shteteror ne pjesen veriore te vendit, ka mundesuar qe te integrojme kete pjese te serbeve , te minoritetit serb qe jeton ne pjesen veriore , keto kane qene rezultate madhore qe i ka dhene ky dialog dhe tani kur Kosova ka rrumbullakesuar ne nje menyre procesin e konsolidimit te sovranitetit ne pjesen veriore te vendit, tani shohim Serbine e cila deshiron ti permbys rezultatet 7 vjecare te dialogut te Brukselit, dhe kerkon nderrim kufijsh , dhe siç e thashe edhe me heret ne Ballkan nderrimi i kufijve apo terheqje e vijave dhe shteteve etnike duhet te mendohet ne kontekstin e asaj qe nuk, mund te behet ne menyre parciale, por duhet te kemi nje qasje globale , dhe nese do te ndodh per te gjitha Ballkanin ,Kosova dhe shqiptaret jane te gatshem per biseda, por prekja e kufijve te Kosoves mund te sjelle lufte, siç e kemi mbrojtur njeqind vjet, siç e çliruam, perseri do ta mbrojme.

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

Ju doni të thoni se kufijtë e Kosovës janë një çështje e hapur. Atëhere si mund të zgjidhet sipas jush problemi i kufijve?

Ne kete rast do te jete lufte diplomatike, por skenaret serbo-ruse duhet ti shohim me ne kontekst te gjenerimit te destruksioneve te vazhdueshme. Une po besoj qe per Serbine me e mira do te ishte tani qe te koncentrohet, te mendoje per pergjegjesite qe i ka sepse Serbia ka bere gjenocide ne Kosove dhe pas çdo gjenocidi, shteti qe ka bere gjenocid duhet te gjeje menyra te kerkimit te faljes , te jete i gatshem te pranoje realitetin dhe te garantoje qe me nuk do te sillet ne menyre destruktive siç beri Serbia ne te gjithe rajonin, veçse Serbia te vazhdoj te mendoj ne keto drejtime, vazhdon te kerkoje ta demtoje token e Kosoves, shtetin , mos te themi qe tokat shqiptare nuk perfundojne me kufijte e sotem te Kosoves sepse ne kemi shqiptare edhe ne Serbi ne Luginen e Presheves , dikur kane qene deri ne Nish. Ajo qe ky dialog duhet te nxjerre eshte njohjen reciproke mes dy shteteve dhe duhet te nxjerre parimin qe ajo qe vlen per minoritetin serb ne Kosove duhet te vlej edhe per shqiptaret e Lugines se Presheves ne Serbi.

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

Nëse Serbia vazhdon me retorikën e saj të së kaluarës, a do të thotë kjo që Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje të paqëndrueshme stabiliteti?

E para ne Kosove nuk kemi arritur te ndertojme nje konsensus ne kuptimin edhe te formimit te delegacionit, por edhe rreth platformes ende nuk eshte ndertuar konsensusi. Keto jane procese qe e presin Kosoven sepse delegacioni qe do ta perfaqesoje duhet te marre autorizimin nga Kuvendi i Kosoves ndersa platforma duhet te miratohet ne Kuvendin e Kosoves. Ne anen tjeter tek Serbia edhe pse kohe mbas kohe ne retoriken e tyre verehen gadishmeri per tu ballafaqeuar me te kaluaren dhe te marre pergjegjesine per luften qe kane bere ne Kosove, perseri kemi kete retoriken e kthimit tek skenaret e rrezikshme. Parimi do te ishte nese do te kete nje process qe sjelle paqe dhe stabilitet te qendrueshem ne rajon, atehere BE dhe SHBA duhet te bejne te qarte se qendrueshmeria e paqes behet vetem duke njohur realitetin , vetem duke pare qe agresori ka njohur pergjegjesine dhe njeh shtetin qe ka lindur. Dialogu …mes Kosovës dhe Serbise eshte i lidhur me integrimin evropian , per shkak se fqinjesia e mire, eshte nje prej kritereve kryesore dhe ne saje te ketij dialogu Kosova ka perfituar ne rrugen e integrimit sepse ka nenshkruar marreveshjen e stabilkizim asociimit me BE duke treguar gadishmerine per fiqnjesi te mire dhe duke reformuar shtetin, dhe kjo ka bere qe pese vendet e mos njohjes se BE ta mbeshtesin rrugen zyrtare te integrimit europian te Kosoves nderkohe dhe Serbia ka bere dialog sepse ka bere avancime ne rrugen e integrimit europian./rtsh

Ish-ministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 06/08/2018 01:27

    O zonja Edita nuk e di akoma se drute per te ndezur zjarrin i rregullon Vucici ndersa flaken ja ve Putini.

    Përgjigju
  • Ilo: 05/08/2018 22:20

    Vallahi ky burri Edita eshte si Albana jone lufton shume varrezat e Sharres i ka bere luftetarja jone Bana kurse ata te Skenderajt kjo Edita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen