Ish ministrja–studenteve:Mendimi i
parë i shefit,çfarë keni poshtë fustanit

Ish ministrja–studenteve:Mendimi i<br />parë i shefit,çfarë keni poshtë fustanit<br>
Ish ministrja e financave, Irena Beqiraj, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka bërë një koment për sa i përket ngacmimeve seksuale. Beqiraj ka treguar një histori me studentet e saj nga koha kur jepte mësim.

Historia e treguar nga ish- ministrja lidhet me një koment të bërë nga një prej studenteve të saj, e cila i kishte thënë se profesoresha është shumë tolerante me çunat, ndërsa vajzave jua nxinte jetën.

Ndërkohë ish- ministrja ka treguar edhe arsyen se përse e bënte këtë gjë dhe ishte shumë më kërkuese ndaj vajzave se  sa ndaj djemve.

Statusi i plotë i ish- ministres së financave, Irena Beqiraj:

Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter.

Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ..... Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze " profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte " cfare fshihet poshte fustanit " e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.

Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.

E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.

Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane