TIRANE- Uzina e Përpunimit të Mbetjeve që kompania e ish-ministrit peruan Augusto Blacker Miller, “Apollonia Investments”, ka propozuar të ndërtojë në Fier, ka një kapacitet përpunimi prej 120 mijë ton mbetje në vit. Shifrat vijnë nga dosja e projektit që është siguruar nga TVA1 Report.
Në prezantimin e projektit 300 milionë dollarësh thuhet se kjo është vetëm uzina e pare, pasi në të ardhmen e afërt kompania parashikon të ndërtojë edhe minimumi tre uzina të tilla në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që do të gjenerojnë 200 MegaWat/orë energji elektrike.
Në dosjen prezantuese thuhet se uzina do të zërë një terren 20-30 mijë metër katror dhe do të përdorë jo vetëm materien organike që vjen nga mbetjet urbane por edhe mbetje nafte apo materialesh të ngjashme që do të gjenden në zonen e Fierit. Megjithatë, në projekt këmbëngulet se kjo uzinë nuk do të ketë asnjë impakt negativ për mjedisin. Uzina, së bashku me territorin ku do depozitohen mbetjet për përpunim do të zërë një hapësirë deri në 60 mijë metër katror, e rrethuar me mure.
Në projekt ngrihet çështja e ujit që do të përdoret për ftohjen e reaktorit, pasi do të duhet një sasi e konsiderueshme duke pasur parasysh që kullat e ftohjes do të nxjerrin 70 metër kub në orë avull uji. Projekti thotë se nëse përdorimi i burimeve ujore të zonës do të përbëjë problem për banorët, atehere do të kërkohen burime të tjera ujore.
Uzina do të përdorë djegien me metoden e pirolizës dhe do të prodhojë përveç energjisë elektrike edhe hidrogjen, dioksid karboni për industrinë ushqimore dhe mbetja e gurtë e djegies mund të përdoret në ndërtimin e rrugëve.
Broshura e projektit ilustron me skema dhe shpjegime modelin e reaktorit, panelet e kontrollit të gjithë procesit, sipas materialit të paraqitur, uzina do të jetë gati për operim Brenda 20 muajsh nga nisja e punimeve.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35