Ish MJAFT-isti: PD e Rama 
ndihmuan kundër Nanos

Ish MJAFT-isti: PD e Rama <br />ndihmuan kundër Nanos
TIRANË - Një nga ish drejtuesit e lëvizjes MJAFT, aktualisht i rreshtuar në strukturat e larta të LSI, Besjan Pesha, deklaron në rrjetin e tij social Facebook se është shumë e vërtetë që MJAFT është ndihmuar nga PD për të rrëzuar Nanon.
“E vërteta? Po, protestat e mëdha të Mjaft kundër Nanos janë bërë me ndihmën e PD. Dokumentet dhe informacionet kompromentuese kundër Nanos i jepte Rama. Duke qenë se vetë Mjaft nuk kishte komunikim me PD...dikush koordinohej nga PS me PD...Por ashtu si çdo gjë në këtë vend, edhe kjo histori do të nxjerrë mbi 10 variante” shkruan drejtuesi i lartë i LSI në rrjetin facebook.
Një ditë më parë kryeministri Berisha në një aktivitet me të rinjtë në Durrës ka deklaruar se PD e ka ndihmuar Ramën për të rrëzuar Nanon nga pushteti duke përdorur organizatën rinore “MJAFT”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal