TIRANE- Përmes një vendimi të miratuar gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar procedurat përmes të cilave do të bëhet procesi i kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve që i kanë në përdorim. Përdoruesit e këtyre sipërfaqeve do të kenë 45 ditë kohë për të paraqitur kërkesat e tyre, ndërkohë që njësitë e qeverisjeve vendore do të afishojnë për konsultim publik, për 15 ditë, në vendet publike të fshatit dhe të njësisë së qeverisjes vendore, listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore, vendndodhjen e saj, sipërfaqen dhe kufitarët për çdo ngastër.
Gjatë periudhës së afishimit, çdo pretendues si përdorues, që nuk e gjen emrin në listë, paraqet ankesë me shkrim pranë kryetarit të komunës/bashkisë, i cili, pas shqyrtimit, bën korrigjimet përkatëse”, thekson vendimi i qeverisë.
/Shqiptarja.com