Ish-ndihmësi i Cameron
arrestohet për dëshmi të rreme

Ish-ndihmësi i Cameron <br />arrestohet për dëshmi të rreme
LONDER - Arrestohet Andy Coulson, ish-drejtori për komunikime i kryeministrit britanik, Dejvid Cameron. Coulsoni është arrestuar për dyshime për dëshmi të rreme. Arrestimi i Andy Coulson ka të bëjë me dëshminë që ka dhënë në dhjetor të 2010-ës, në gjykimin e politikanit socialist, Tomi Sheridan. Kjo është hera e dytë që arrestohet, pasi në korrik të vitit të kaluar është kapur nën dyshimet për përgjim të telefonave në gazetën tashmë të mbyllur “News of the World”. Pas largimit nga kjo gazetë në vitin 2007, Coulson është bërë drejtor për komunikime i Cameronit. Ai ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2011-të, për shkak të presionit që iu bë në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonatave në shërbim të gazetës “News of the World”.

(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot