TIRANE- Ish nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, ish numri dy i Ilir Metës hedh dorashkën e bashkëpunimit drejt Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025

“Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj” tha Braimllari sot në një intervistë në studion e Report Tv.

Pranon se deri tani nuk ka asnjë kontakt por se është i gatshëm të lërë pas 19 vite karrierë politike krah Ilir Metës ta nisi nga zeroja.

Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS' tha ai për gazetarin e emisionit 'Sot live në Shqipëri' Nertil Agalliu.

Gazetari:  Vdekjen e dija që Braimllari të ndahej nga Ilir Meta e LSI-ja?

Endrit Braimllari: Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi.

Gazetari: I vetëm trim në luftë nuk po shkon

Endrit Braimllari: Unë e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë.

Në tetor 2024 mori fund rrugëtimi i Braimllarit në PL. Pas sherreve të vazhdueshme mes njerëzve të Monika Kryemadhit dhe atyre të Ilir Metës, Braimllari i cili ka qenë edhe një nga mbështetësit e Monika Kryemadhit u përjashtua nga kjo strukturë politike nga Komiteti drejtues kombëtar i Partisë së Lirisë. Menjëherë pas kësaj Braimllari kërkoi dhe largimin nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
'Gati të punoj me Ramën', Meta dirigjon sulme kundër Braimllarit! PL: Sullfaqexhi ordiner, kërmill lëpirës! U mor peng nga SPAK për firmat e paligjshme

Foto e Brahimllarit e publikuar nga zëdhënësja e PL, sipas saj në biznesin e ri që ka hapur!

Ilir Meta ka dirigjuar sulme nga burgu kundër Endit Braimllarit, i cili në një intervistë për Report Tv tha se ishte gati të bashkëpunonte me PS tashmë që është larguar nga Partia e Lirisë.

Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli në një postim në Facebook ka adresuar sulme të ashpra ndaj Braimllarit, duke e quajtur ‘sufllaqexhi’ ordiner. Memelli thotë se Braimllari prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani.

Madje, ajo shkruan se Braimllari është kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme. Zëdhënësja e PL i bën thirrje Braimllarit që të dorëzojë mandatin si këshilltar Bashkiak në Tiranë, të cilin e fitoi me siglën e Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë i Jasmira Memelli

Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysmë nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë.Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullistë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij.

Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë! Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!  Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke! Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime! PS: Foto e Endrit sufllaqes në biznesin e ri që ka hapur!

Postimi i Jasmira Memellit