Lajmi i publikuar nga gazeta maqedonase Zhurnal.mk (online) një ditë më parë për ish-Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinexhad është i sajuar.
Ndonëse me një foto shoqëruese ku dukej Ahmadinexhad teksa mbante një shkop dhe shkruhej se ruan delet, përveç fotografisë e cila është reale shkrimi është një sajesë.

Nga kërkimet e Shqiptarja.com është zbuluar një media iraniane dhe foto nga rrjetet sociale ku është publikuar fotografia e përdorur më pas nga Zhurnal dhe portale të tjera online.
Në të vërtet ish-presidenti iranian ka qenë në një vizitë në fshatin malor Kandelus në provincën Mazandaran të Iranit rreth një muaj sipas datës së shkrimit të publikuar nga media iraniane “Ebaarat” (web: ebaarat.ir).

(Rrjetet sociale dhe media iraniane ku janë publikuar fotot e vizitës së Ahmadinexhad) Foto të tjera
Për shkak të terrenit malor të fshatit Ahmadinexhad mbante një shkop, i shoqëruar nga banorë dhe shoqëruesit e tij, ish-presidenti kishte zgjedhur të lëvizte në këmbë dhe jo me automjete në mënyrë që të takohej me komunitetin të cilët nuk kanë nguruar të shkrepin dhe foto me Ahmadinexhad, disa prej tyre të hedhura në rrjetet sociale dhe disa të tjera të publikuara nga mediat iraniane.

Publikimi i lajmeve të rreme, të sajuara qëllimisht ose jo është një ndër problematikat e ditëve të sotme për gazetarinë profesioniste. Kur lajmet keqpërdoren nga media serioze ose siç cilësohen dhe më pas nga këto portale publikohen ose shpërndahen në media të tjera, siç fatkeqësisht edhe ne të Shqiptarja.com ramë “në grackë” por shpejt zbuluam të vërtetën.

Foto të tjera
Media iraniane ku është lajmi i vizitës së Ahmadinexhad
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lajmi që Ahmadinexhad ruan delet, i vërtetë apo sajesë?