SHBA - Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter vlerëson se procesi i paqes mes Israelit dhe Palestinës ka arritur në pikën e krizës dhe se kryeministri Benjamin Netanjahu nuk e mendon zgjidhjen me dy shtete.

Carter thotë se idea e kësaj alternative është braktisur. "Jemi vërtet të shqetësuar për këtë lëvizje drejt katastrofës, drejt alternativës me një shtet. Kjo nuk është zgjidhje, është një zgjedhje ose një opsion çka përbën një shqetësim", u shpreh Carter në një konferencë shtypi.

Ish Presidenti njihet si personi që ndihmoi për arritjen e paqes mes Israelit dhe Egjiptit në vitin 1979 por ka qenë kritik shpesh herë ndaj rolit të vendit që sot drejtohet nga Benjamin Netanjahu.

"Çdo kryeministër izraelit që kam njohur ka qenë mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Nuk di që Presidenti Obama të ketë gjetur tek Netanjahu dëshirën për të ecur në këtë rrugë", shtoi Carter.

(dm/Shqiptarja.com)