Ish-presidenti George Bush lë një tjetër gafë gjatë homazheve të 5 policëve të vrarë në Dallas. Siç mund ta shohim nga video ai nis të kërcejë ndërsa pranë tij ishin bashkëshortja Laura, zonja e Parë Michel Obama, President i SHBA Barack Obama dhe zv/presidenti Joe Biden.

Një shfaqje e tillë vë në siklet kreun e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Bush vijon të kërcejë duke mos e vrarë shumë mendjen.

Pamje të tilla kanë pushtuar mediat dhe rrjetet duke e cilësuar një gafë të rëndë të ish presidentit.

Obama së bashku me Bushin ndodhej në Dallas për të nderuar 5 policët e vrarë gjatë një proteste kundra dhunës së autoriteteve ndaj afroamerikanëve.