Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar situatën e tensionuar sot në Parlament dhe jashtë tij, ku opozita protestoi kundër kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Nishani shkruan në ‘Facebook’ se qeveria sot futi vendin në një spirale kaotike shumë të rrezikshme, në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas ish-kreut të shtetit, Kushtetuta u gris dhe Parlamenti humbi legjitimitetin ligjor, politik dhe moral.

“Sot në mënyrën më të papërgjegjëshme qeveria e futi vendin në një spirale kaotike shumë të rrezikshme. Kushtetuta u gris, Parlamenti humbi legjitimitetin ligjor, politik dhe moral!”, shkruan Nishani.

Ndërkohë, mazhoranca zgjodhi sot Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Markun, mes tymuesve dhe flakadanëve të hedhur në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës.

d.c./shqiptarja.com