Ish presidenti polak Lech Walesa: Trump, rifitoni pozicionin e liderit botëror

Ish presidenti polak Lech Walesa: Trump, rifitoni pozicionin e liderit botëror

Ndërsa Varshava po pret vizitën shumë udhëheqësve botërorë dhe po përgatitet për të kujtuar 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila nisi më 1 shtator 1939 me një sulm të Gjermanisë naziste kundër Polonisë, ish-presidenti polak Walesa, në një intervistë të publikuar dje nga e përditshmja “Rzeczpospolita”, i ka bërë thirrje Presidentit Trump ta rikthejë SHBA-në në “perandorinë e së mirës”.

“Unë kam një mesazh për presidentin Trump. Për vite me radhë SHBA-ja ka qenë perandoria e së mirës, që ka udhëhequr botën e cila ka nevojë për lidershipin e SHBA-së. Për lidership moral dhe politik, jo vetëm për lidership ekonomik dhe ushtarak. Presidenti Trump, ju kërkoj të rifitoni pozicionin e liderit botëror”.

Duke folur për “perandorinë e së mirës”, ish-presidenti polak iu referua shprehjes “perandori e së keqes” e përdorur në vitin 1983 ndaj ish Bashkimit Sovjetik nga presidenti amerikan Ronald Regan.

75 vjeçari Walesa, 75 vjeç, drejtuesi i parë i Sindikatës ‘Solidaritet’ dhe ish President i Polonisë, është dhe fitues i çmimit ‘Nobel për Paqe’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat