Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në Facebook disa foto nga protesta e sotme e studentëve shqiptarë të drejtësisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se do të jetë përherë në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
"Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të studentëve, Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!" shkroi ajo










