Pas shtatë seancash Gjykata e Krimeve të Rënda ka mundur të hap gjykimin ndaj ish-prokurorit të Fierit Petrit Vukaj dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Vukaj është nën akuzë për korrupsion sëbashku me shtetasit Gazmir Nelollari, Elton Xhemali, Arjan Xhemali pasi dyshohet se në raport me këta tre persona prokurori do të kryente një vepër penale duke favorizuar në një vendim gjyqësor.

Gjykata i refuzoi ish prokurorit dhe tre të pandehurve gjykimin e shkurtuar duke i hequr atyre mundësinë e përfitimit të uljes së dënimit me 1/3 në rast të një fajësie në përfundim të procesit.

Vukaj u prangos në nëntor të vitit 2015 ndërsa me një vendim të ndërmjetëm të Krimeve të Rënda ai po gjykohet me masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)