Ish-pronarët: Strasburgu, shpresa e fundit

Ish-pronarët po kërkojnë në masë ekzekutimin e vendimeve të Komisioneve të Kthimit të Pronave, ndërkohë që një gjë të tillë nuk e bëjnë organet e shtetit shqiptar. Pronarët janë shprehur, nëpërmjet shoqatës së tyre se do t'i drejtohen vazhdimisht Gjykatës së Strasburgut, në mënyrë që ai kompensim, i cili ka qenë për kaq vite me rradhë në letër, të ekzekutohet. Deri tani Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar një periudhë dhjetëvjeçare si më se të mjaftueshme që shteti shqiptar duhej ta kishte realizuar këtë proces. Por, qeveritë nuk kanë caktuar asnjëherë një afat kohor ligjor fundor për realizimin e kompensimit financiar. Në këtë situatë, e vetmja shpresë mbetet që ata t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, e cila mund të marrë vendime detyruese për qeverinë shqiptare. Përfaqësues të kësaj Gjykate kanë ardhur më se një herë edhe në Shqipëri, por sugjerimet e tyre janë lënë pas dore nga qeveria, e cila ka shtyrë ekzekutimin e vendimeve për shkak të situatës së vështirë financiare të arkës së shtetit. Ndërkohë që problemet e pronësisë nuk gjejnë zgjidhje, janë shtuar rastet e konflikteve për tokën dhe pronën, 4.979 në fshat e 3.163 në qytet, ku janë përfshirë 8.000 vetë

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja