TIRANE- Procedurat e hapjes dhe miratimit së një dosje për njohjen, verifikimin, e kthim-kompensimin e një prone në AKKP, do të zgjasë tre muaj me kosto 3 mijë lekë.

Agjencia e Kthim Kompensimit të pronave ka bërë publike procedurën për verifikimin e plotësimin e një dosje apo pretendimi për njohje/kthimin/kompensimin e një prone të caktuar me të gjithë dokumentacionin ligjor dhe hartografik në zbatim të ligjit, si dhe formularin përkatës që duhet të plotësojnë subjektet e shpronësuara që e pretendojnë pasurinë.