Ish-rivali Sanders do të mbështesë
kandidaten demokrate Hillary Clinton
Ish-kandidati demokrat Bernie Sanders ka dalë zyrtarisht në mbështetje të ish-rivales së saj, Hillary Clinton, për presidente të Shteteve të Bashkuara
Ish-kandidati demokrat Bernie Sanders ka dalë zyrtarisht në mbështetje të ish-rivales së saj, Hillary Clinton, për presidente të Shteteve të Bashkuara, edhe pse në një shfaqje të vonuar gjatë kësaj të marte, duke argumentuar vendimin e tij me faktin se “është jetike që demokratët të qëndrojnë të bashkuar, në mënyrë që të mposhtin republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit”.
“
Ajo do të jetë e nominuara demokrate për presidente, ndërsa unë kam ndërmend të bëj gjithçka mundem që të siguroj të gjithë se ajo do të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-ve”, tha Sanders përpara një turme tepër të zhurmshme, ku kishte edhe mbështetës të tij.
Pesë javë pasi Clintoni siguroi “de facto” nominimin presidencial mes demokratëve, pasi “de jure” pritet të shpallet në konventën partiake më vonë gjatë kësaj vere, senatori amerikan nga Vermonti i jep fund kështu fushatës së tij dhe iu bashkua ish-Sekretares amerikane të Shtetit në një miting të mbajtur në Portsmouth të Neë Hampshire, duke lënë kështu rivalitetin e ashpër pas krahëve.
“M
ë duhej të vija këtu dhe ta bëja sa më të qartë të mundshme, faktin se përse jam duke mbështetur Hillary Clintonin dhe pse ajo duhet të bëhet presidentja jonë e ardhshme”, tha Sanders.
Miratimi i Sandersit bëri bashkë mbështetësit më të shquar të partisë së krahut liberal në favor të Clintonit, më pak se dy javë përpara hapjes së Konvetës Kombëtare Demokratike në Philadelphia, ku Clinton pritet të zyrtarizohet si kandidate për presidente.
Clinton vetë shpreson që dalja e tyre së bashku do ta ndihmojë atë të fitojë disa në mos të gjithë mbështetësit e Sandersit, disa prej të cilëve mbanin ende simbolet e mitingjeve dhe shpeshherë vërshëllenin mbështetësit e ish-sekretares.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.9%
-
Nuk lëviz
34%
Vota total: 2914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli refuzon akreditimin e diplomatit norvegjez në zonën palestineze
8 Gusht, 16:04
-
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’
8 Gusht, 15:54
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht, 15:49
-
Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve
8 Gusht, 15:26
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21
-
Disiplina/ Tirana, Dinamo dhe Laçi me merkato të bllokuar një javë para nisjes së Superligës! Rrezikon Lushnja
8 Gusht, 15:09