Ish-Sekretari i Ministrisë kërkon
dëmshpërblim: Dua 12 milionë
Ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Punës, Spartak Gjini, kërkon 12 milionë lekë dëmshpërblim, për burgim të padrejtë nën akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
TIRANE - Ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Punës, Spartak Gjini, kërkon 12 milionë lekë dëmshpërblim, për burgim të padrejtë. Përgjatë së enjtes, ish-zyrtari i lartë i dënuar nën akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ka depozituar kërkesë-padinë në Gjykatën e Tiranës.
Në çështjen civile që mban numrin 10062, Gjini ka paditur Degën e Thesarit dhe ministrinë e Financave, për kompensim nga burgimi i padrejtë. Do të jetë gjyqtarja Fida Osmani, ajo e cila do të shqyrtojë padinë me objekt: Detyrimin solidarisht të anës së paditur për kompesimin për burgim të padrejtë, për periudhën prej 405 ditësh nga data 07.11.2011 deri më date 17.12.2008, në masën 1.215.000 mijë leke të reja.
Më 6 janar të vitit 2012, Gjykata e Tiranës anulloi dënimin me 5 vjet burg për Spartak Gjinin. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u shpall i pafajshëm për mungesë provash. Pas afro 25 seancash gjyqësore, Gjykata vendosi pafajësinë për ish-zyrtarin, ndërkohë që prokuroria pati kërkuar në leximin e pretencës shpalljen fajtor të Gjinit dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.
Çështja ishte rikthyer për rigjykim nga e para në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2010. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e vendimit të majit 2008 të Shkallës së Parë, e cila dënoi Gjinin me 2 vite e 6 muaj burg. Gjykata e Lartë prishi gjithashtu edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Gjini u akuzua se kishte marrë rryshetin prej 40 mijë eurosh për të favorizuar një kompani private për t’u përzgjedhur fituese në një tender rikonstruksioni të Ministrisë së Punës. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2007 së bashku me disa persona të tjerë. El.El
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35