TIRANE- Astrit Beci dhe Sokol Skurra dy ish-drejtuesit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshën të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH),kanë lëshuar terren në mënyrë të qëllishme për dhjetëra depo farmaceutike dhe farmaci, disa prej të cilave rezultojnë të kenë abuzuar me tregtimin e shit-blerjes së medikamenteve. Kryerja e kontrolleve në mënyrë klienteliste dhe dhënia e rimbulsimeve tek farmaci dhe depo klienteliste, ka përkeqësuar tërësisht tregun e ilaçeve në vend. Beci dhe Skurra me vendimet e tyre, por duke u mbështetur dhe nga Halit Bilali, Drejtor i Kontrollit Parësor dhe Farmaceutik i FSDKSH dhe Arjan Qoku me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore në FSDKSH, kanë urdhëruar kontrolle sipërfaqësore në 14 depo farmaceutike private si dhe një sërë kontrollesh selektive në disa farmaci.