TIRANE- Renald Rista, personi që akuzoi për ndërhyrje në server grupin e inspektuesve në Drejtorinë e Tatimeve, në cilësinë e ish-shefit të IT-së, ka denoncuar ish-shefat e tij. Në kallëzimin penal që Rista depozitoi sot pranë Prokurorisë së Tiranës, kërkohej që personat e përfshirë në vorbullën e pamjeve filmike mes 15 e 17 nëntorit, të akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.
Janë paditur Briseida Shehaj, Ermal Beqiri, Olsi Karapici, Thanas Gjeneralni, Tatjana Elezi dhe Florjan Vrenezi. Mësohet se në padi nuk është përfshirë emri i Spartak Brahos.
Në fakt, Rista është edhe vetë i dyshuar për ndërhyrjen dhe fshehjen e të dhënave nga serveri i Tatimeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com