Ish-shefi i sigurisë hapësinore në Izrael: Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe Trump e di këtë

Ish-shefi i sigurisë hapësinore në Izrael: Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe Trump e di këtë

Një ish-shef izraelit i sigurisë hapësinore pohon se  njerëzit kanë qenë në kontakt me jashtëtokësorët nga një "federatë galaktike".

"Objektet Fluturuese kanë kërkuar që të mos bëhet publike prania e tyre pasi njerëzimi nuk është ende gati," tha Haim Eshed, ish-shefi i drejtorisë hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, për gazetën izraelite Yediot Aharonot. Intervista në hebraisht u  publikua të Premten dhe mori  vëmendje pasi pjesët u botuan në Anglisht nga Jerusalem Post.

Profesor dhe gjeneral në pension, Eshed tha se jashtëtokësorët  ishin po aq kurioz për njerëzimin dhe po kërkonin të kuptonin "strukturën e universit".

Eshed tha se madje janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi midis specieve, duke përfshirë një "bazë nëntokësore në thellësitë e Marsit" ku ka astronautë amerikanë dhe përfaqësues të huaj.

"Ekziston një marrëveshje midis qeverisë amerikane dhe alienëve. Ata nënshkruan një kontratë me ne për të bërë eksperimente këtu," tha ai.

Eshed shtoi se Presidenti Donald Trump ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe kishte qenë "në prag të zbulimit" të informacionit, por iu kërkua të mos e bënte këtë për të parandaluar "histerinë masive".

Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët izraelitë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së NBC News për koment. Sue Gough, një zëdhënëse e Pentagonit, nuk pranoi të komentojë. Një zëdhënës i NASA-s tha se një nga qëllimet kryesore të agjencisë ishte kërkimi i jetës në univers, por që ende nuk kishte gjetur shenja të jetës jashtëtokësore.

Idetë e Eshed përshkruhen më në detaje në "Universi Përtej Horizontit - biseda me Profesor Haim Eshed" nga Hagar Yanai botuar në Nëntor.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 09/12/2020 15:56

    Epo paska te drejt fred cako qe flet keshtu paska dhe ai me jasht toksoret

    Përgjigju
  • Surpriza: 09/12/2020 11:20

    Eeee, ça bëhet kshu ereee...unë them ti marim me të mira, i përshëndesim me nji kengë myzeqare..

    Përgjigju
  • Nentoksori: 09/12/2020 11:15

    Si duket profesori nuk i ka pire rregullisht ilacet!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës