TIRANE- Hapja e dosjeve të zyrtarëve publikë, apo verifikimi i atyre që duan të marrin një post të tillë, do të bëhet deri në 31 mars 2020. Pas këtij afati, “lustracioni” do të jetë i pamundur dhe ligjërisht i palejueshëm për këdo që punon në shtet apo kandidon për një funksion të tillë.
“Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e dokumenteve, për qëllime të verifikimit të parashikuar nga shkronja “d”, e pikës 1, të këtij neni, deri më 31 mars 2020,”- thuhet në ligj. Ligji i miratuar nga parlamenti për “Të drejtën e informimit mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit” parashikon që tek e drejta për informim mbi këto dosje të përfshihen dhe institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike.
/Shqiptarja.com